Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport , Juventus po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, si një zëvendësim potencial për të pasigurtin Michele Di Gregorio. Di Gregorio ka qenë objekt kritikash pas një serie gabimesh dhe paraqitjesh zhgënjyese në portë gjatë sezonit 2025-26. Si pasojë, ka raportime se “Bianconerët” mund të kërkojnë afrimin e një portieri të ri për sezonin 2026-27. Juventusi kishte shfaqur interes edhe për Mike Maignan, i cili kishte hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij para se të nënshkruante një rinovim afatgjatë me Milan në janar. Më pas, u raportua se bardhezinjtë po vëzhgonin edhe situatën e portierit të Tottenhamit, Guglielmo Vicario, për të cilin pritet një çmim rreth 25 milionë euro. Tani, sipas Gazzetta dello Sport , Juventusi po konsideron edhe një lëvizje për ish-portierin e Romës, Alisson, periudha e të cilit te Liverpool mund të jetë drejt fundit. 33-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2027, por kampionët në fuqi Anglisë tashmë kanë siguruar një zëvendësues në personin e Giorgi Mamardashvili. Ky i fundit kishte rënë dakord të bashkohej me Liverpoolin që në vitin 2024 dhe është pjesë e skuadrës që nga vera e vitit 2025. Sipas të përditshmes italiane, fakti që Alisson do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij, së bashku me praninë e një pasardhësi të gatshëm në skuadër, mund të favorizojë Juventusin nëse vendos të avancojë me një ofertë për portierin 76 herë të aktivizuar me kombëtaren e Brazilit. Një tjetër element që mund të ndikojë në këtë operacion është marrëdhënia e mëparshme mes Alissonit dhe trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, të cilët kanë punuar së bashku gjatë kohës së tyre te Roma./ Telegrafi /