Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka shprehur dyshime lidhur me pezullimin e përkohshëm nga UEFA të sulmuesit të Benficës, Gianluca Prestianni, i cili është nën hetim për abuzim racist ndaj Vinicius Junior gjatë një përballjeje në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid. Incidenti ndodhi në ndeshjen e parë në “Estadio da Luz”, ku takimi u ndërpre për rreth dhjetë minuta pasi Vinícius raportoi te gjyqtari abuzimin e pretenduar. Prestianni më pas u pezullua përkohësisht nga UEFA dhe u la jashtë ndeshjes së kthimit, në pritje të përfundimit të hetimeve. Duke folur për mediat para angazhimit të Atleticos në Ligën e Kampionëve, Cerezo komentoi situatën kur u pyet për sanksionin e vendosur ndaj lojtarit të Benficas. “Nuk do ta pranoj”, ylli i Benficës i reagon ashpër Prestiannit për rastin me Vinicius “Nuk është një problem specifik për ne, por është një problem i përgjithshëm, sepse ky sanksion shkakton një sërë problemesh të rëndësishme”, u shpreh ai. Presidenti i Atleticos shmangu të gjykojë mbi thelbin e çështjes, por vuri në pikëpyetje implikimet më të gjera të vendimeve të tilla. “Nuk po them nëse është i drejtë apo i padrejtë, po them se do të krijojë shumë problem”, shtoi Cerezo, duke lënë të kuptohet shqetësimin e tij për mënyrën se si trajtohen pezullimet e përkohshme gjatë hetimeve në vazhdim. Rasti mbetet i hapur, me UEFA-n që vijon mbledhjen e provave, ndërsa Benfica ka njoftuar tashmë synimin për ta apeluar pezullimin, teksa tensionet rreth incidentit vazhdojnë të rriten./ Telegrafi /