Bebe Rexha tregon se si ish-i dashuri e detyroi të paguante 20 mijë dollarë udhëtim, për një tapet që ai ia kishte blerë më parë në vlerë tre mijë dollarë

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një histori personale mjaft të çuditshme nga një marrëdhënie e kaluar, gjatë një interviste në Elvis Duran Show. Artistja shqiptaro-amerikane tregoi se gjithçka kishte nisur me një tapet maroken që ajo e kishte pëlqyer shumë gjatë një vizite në një qendër tregtare. Sipas saj, tapeti kushtonte rreth 3 mijë dollarë, por në atë moment ajo kishte harruar kuletën. “Ju betohem që kisha harruar kuletën time”, u tha ajo moderatorëve, duke shtuar se ish-i dashuri ishte ofruar ta paguante tapetin për të. Por historia nuk mbaron këtu. Më vonë, çifti kishte planifikuar një udhëtim luksoz në Turks and Caicos Islands, një destinacion i njohur për pushime ekskluzive. Sipas Rexhës, pushimi kishte kushtuar rreth 20 mijë dollarë dhe këtë herë ishte ajo që kishte vendosur kartën e saj për të mbuluar shpenzimet. - YouTube youtube.com Në atë moment, ajo kujton se ish-partneri i ishte drejtuar me fjalët: “Zemër, e di çfarë? Nuk ke nevojë të më paguash për tapetin që të kam blerë, tani jemi baraz”. Kjo deklaratë e kishte lënë këngëtaren të habitur, pasi sipas saj, situata u trajtua si një “llogari” financiare brenda marrëdhënies. Rrëfimi i autores së hitit I'm a Mess ka ngjallur reagime në rrjet, me shumë fansa që e kanë komentuar si një moment që tregon se si marrëdhëniet mund të ndërlikohen kur përzihen ndjenjat me financat. /Telegrafi/