Dani Carvajal po kalon një nga momentet më delikate të periudhës së tij te Real Madrid. Vendimi i Alvaro Arbeloas për t’ia rikthyer vendin e titullarit Trent Alexander-Arnold në Ligën e Kampionëve e ka vënë Carvajalin në një pozitë të vështirë. Në ndeshjen kundër Osasunas, mbrojtësi i krahut nuk ofroi nivelin e pritur. Në një kontekst presioni të lartë në LaL iga, paraqitja e tij ishte dukshëm nën standardin që kërkon Real Madridi. Trajneri e kishte mbështetur pas javësh dyshimesh. Megjithatë, përgjigjja në fushë nuk bindi dhe kjo ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm në planet e stafit teknik. Arbeloa nuk dëshiron ta komprometojë më ekipin për arsye sentimentale. Pas hapit fals të fundit, ai ka zgjedhur t'i jap prioritet performancës mbi hierarkinë. Në dhomat e zhveshjes kuptohet se trajneri duhet të mbrojë interesin kolektiv. Vendi i titullarit për Carvajalin nuk është më i garantuar vetëm mbi bazën e karrierës së tij. Vetë Arbeloa kishte tentuar ta mbështeste mbrojtësin pas një episodi të tensionuar disa javë më parë, por faktet në fushë kanë peshuar më shumë sesa qëllimi. “Nuk do ta pranoj”, ylli i Benficës i reagon ashpër Prestiannit për rastin me Vinicius Në Ligën e Kampionëve, zgjedhja pritet të jetë e qartë. Real Madridi ka nevojë për siguri në mbrojtje dhe thellësi në aspektin ofensiv, elemente që Carvajal aktualisht nuk po i ofron në mënyrë të qëndrueshme. Lëndimi serioz në gju, i pësuar një vit e gjysmë më parë, ka ndryshuar rrjedhën e karrierës së tij. Rikthimi në nivelin më të lartë në LaLiga nuk është i lehtë, sidomos në moshën 34-vjeçare. Carvajal ka humbur efikasitetin dhe shpejtësinë e reagimit. Kundër Osasunës, ai u ekspozua në disa raste, duke nxjerrë në pah mungesën e ritmit./ Telegrafi /