Mark Epstein, vëllai i Jeffrey Epstein, tha se beson fuqimisht se vëllai i tij nuk u vetëvra në burg në vitin 2019, por u vra, dhe se ka prova që do ta dëshmojnë këtë. Ai i bëri këto komente gjatë një interviste në emisionin Uncensored me Piers Morgan. Mark tha se një grup patologësh po rishikojnë gjetjet e autopsisë dhe po përgatitin një raport që “do të tregojë qartë se nuk ka qenë vetëvrasje”. Ai pyeti pse mungon video nga kamerat e sigurisë të burgut ku u gjet i vdekur Epstein dhe pse ka “fshehje e dokumentesh”, raporton dailymail. Kush është modelja shqiptare Misse Beqiri që po përmendet në dosjet e Jeffrey Epstein, të cilës ia kishin vrarë edhe vëllanë? Kur Morgan e pyeti nëse i interesoheshin viktimat e krimeve të vëllait të tij, Mark u zemërua dhe tha se “nuk më interesojnë. Ajo që më intereson është vetëm që vëllai im, kushdo dhe çfarëdo që ka qenë, u vra. Kjo është e vetmja gjë që më intereson”. Ai pastaj ndërpreu menjëherë intervistën dhe u largua nga lidhja. Mark gjithashtu tha se ai nuk ishte i vetëdijshëm për shumicën e zbulimeve rreth krimeve që vëllai i tij ishte akuzuar se i kishte kryer para se të vritej. Ndryshe, Jeffrey Epstein ishte një financues i njohur që u dënua për nxitje të prostitucionit dhe u akuzua për shfrytëzim seksual të të miturave. Ai vdiq në burgun federal në New York në gusht të vitit 2019 dhe zyrtarisht u deklarua vetëvrasje, por ka pasur spekulime dhe teori që sugjerojnë të kundërtën. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com