Autoritetet austriake kanë riafirmuar mbështetjen e fortë për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, në Vjenë. Pas takimit ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, theksoi se kjo ishte një nga vizitat e para të Konjufcës në cilësinë e ministrit të Jashtëm, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. U nënvizua se Austria, si një ndër vendet e para anëtare të Evropean Union që e njohu Kosovën, ka ndërtuar ndër vite marrëdhënie të fuqishme politike dhe ekonomike me vendin. Sipas deklarimit, këto lidhje do të vazhdojnë të thellohen, ndërsa Austria mbetet një mbështetëse e palëkundur e perspektivës evropiane të Kosovës. “Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fuqishme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në mesazhin e publikuar pas takimit. Thank you for your visit to Vienna today, as one of your first visits as Foreign Minister @KonjufcaGlauk ! Since Austria, as one of the first EU member states, recognized Kosovo, strong bilateral including economic ties have developed between our countries. We will continue to… pic.twitter.com/vT1WxtBqHI — Beate Meinl-Reisinger (@BMeinl) February 24, 2026