Johnson: Ukrainasit luftojnë si heronj ndërsa ne në Perëndim hezitojmë

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili ishte në detyrë kur nisi pushtimi rus i Ukrainës, tha sot se ukrainasit “po luftojnë si heronj ndërsa Perëndimi heziton”. Në një mesazh në platformën X, ai shkroi se ndërsa ky “luftë i tmerrshëm dhe i panevojshëm” hyn në vitin e pestë, Perëndimi - veçanërisht Shtetet e Bashkuara - duhet të kuptojë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund këtij konflikti dhe “nuk do ta ndalojë masakrën derisa të përballet me presion shumë më të madh”. Johnson ka propozuar që të sekuestrohet e gjithë “flota fantazmë” ruse, e përdorur për të shmangur sanksionet, dhe të shkrihen asetet e ngrira ruse për t’u dhënë Ukrainës. Ai gjithashtu ka kërkuar që ukrainasit të pajisen me armë të mjaftueshme për të shkatërruar të gjitha fabrikat ruse të dronëve - duke theksuar se këto hapa duhet ndërmarrë tashmë. Sipas Johnsonit, ekonomia ruse është në krizë dhe humbjet e Moskës janë të mëdha. Ai ka përmbledhur situatën duke thënë se ukrainasit “po luftojnë heroikisht ndërsa ne në Perëndim vazhdojmë të shtyjmë dhe të hezitojmë” - duke shtuar se Perëndimi mund të ndalë këtë luftë këtë vit, nëse ndalon hezitimin. /Telegrafi/