Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Slloveni. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë raportuar për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë e Malishevës. “Lajm i trishtë për familjen Bytyqi nga Shkoza. Humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Slloveni mërgimtari Latif Bytyqi nga Shkoza. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e publikuar. Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura.