Një regjistrim i reagimit dramatik të tre qenve “golden retriever” ndaj tingullit të trombonit ka bërë që përdoruesit e TikTok të qeshin deri në lot. Në videon e publikuar nga përdoruesja @5_shadesofgolden, një vajzë përgatitet të luajë në trombon ndërsa qentë e saj rrinë pranë, por qetësia shpejt ndryshon kur nis zëri i instrumentit. @5_shadesofgolden Oh poor Bruce ? #goldenretrievers #funnydogs #dogcomedy ♬ original sound - 5 Shades of Golden Qentë, fillimisht kureshtar, menjëherë pas tingullit të parë ngrihen nga vendi, fillojnë të lehin dhe largohen plot frikë. Njëri zhduket jashtë kornizës, ndërsa tjetri qëndron në distancë, dukshëm i hutuar nga tingulli i panjohur. Përdoruesit e TikTok-ut kanë mbushur komentet me komente qesharake, duke e quajtur videon si “sjellja më tipike e golden retriever-ëve”. Në vetëm gjashtë ditë videoja ka arritur mbi gjashtë milionë shikime. Golden retriever njihen për natyrën e tyre të dashur dhe shoqërore - karakteristika që i bën zakonisht të duket sikur janë të interesuar - por edhe qentë më të qetë mund të jenë të ndjeshëm ndaj zhurmave të papritura dhe të forta, të tilla si tingulli i trombonit. /Telegrafi/