Bodo/Glimt i jashtëzakonshëm bëri diçka që askush në Ligën e Kampionëve nuk e ka arritur për 54 vjet

Bodo/Glimt realizuan një nga befasitë më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve. Norvegjezët mposhtën Interin 2-1 në San Siro të martën mbrëma, me rezultatin e përgjithshëm 5-2, për të avancuar në fazën e 1/8-tave. Ata u bënë skuadra e parë norvegjeze që fiton dy ndeshje në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Jens Petter Hauge shfrytëzoi një gabim të Manuel Akanji në minutën e 58-të për të shënuar 1-0, dhe i njëjti lojtar asistoi për Hakon Evjen 14 minuta më vonë për të dyfishuar epërsinë. Interi arriti ta zbuste humbjen vetëm në fund të ndeshjes me një gol nga Alessandro Bastoni në minutën e 76-të. Kështu, Bodo/Glimt u bë skuadra e parë jashtë "pesë ligave të mëdha" (Liga Premier, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1) që fiton katër ndeshje radhazi kundër skuadrave nga këto liga në Ligën e Kampionëve që nga suksesi i Ajaxit në sezonin 1971/72, 54 vjet më parë. Bodø/Glimt devient la 1ère équipe en dehors du Top 5 européen à remporter 4 matchs consécutifs lors d'une saison en C1 contre des adversaires des 5 grands championnats depuis l'Ajax en 1971/72. #INTBOD — Stats Foot (@Statsdufoot) February 24, 2026 Norvegjezët e nisën serinë me një fitore 3-1 kundër Manchester Cityt në xhiron e shtatë të fazës së ligës dhe e vazhduan atë me një triumf 2-1 në udhëtim te Atletico Madridi. Pas kësaj, ata mposhtën dy herë Interin dhe tani kanë duelin e radhës kundër Sporting Lisbonës ose Manchester Cityt. Sensacioni i Ligës së Kampionëve ka bërë fitime të bujshme, mësoni sa ka fituar bonuse Bodo/Glimt deri më tani Ajaxi, i udhëhequr nga legjendari Johan Cruyff, mundi dy herë Marseillen në fazën e 1/8-tave, Arsenalin dy herë në çerekfinale, dhe në finale ata mundën Interin me rezultat 2-0 me dy gola të Cruyff. Holandezët fituan tripletën atë sezon. Mbetet të shihet se a mundet Bodo/Glimt ta përsërit këtë histori të bukur apo befasia e tyre përfundon me fitoren ndaj Interit. /Telegrafi/