I mituri në Fushë Kosovë lëndohet rëndë, u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë. Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. “Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në raport. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/