Në spektaklin e të martës u komentua edhe raporti i Brikenës dhe Mirit gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother. Modelja u shpreh se pavarësisht se loja e Mirit me Selin nuk i ka pëlqyer që në fillim ndaj edhe raporti i tyre nuk është i shëndetshëm, ajo ka patur disa herë biseda me të. Miri tha se ka vërejtur qasjen egoiste të Brikenës që në fillim dhe e ka kuptuar se do ta ketë të vështirë të ketë një raport të mirë më banoren. Foto: YouTube Pjesë nga debati: Brikena: Mua në shumë raste me ka rënë të kem biseda shumë njerëzore me Mirin, dhe si njeri nuk është njeri i keq. Mua nuk më pëlqen loja që bën këtu. I intereson vetëm të përfolët dhe nuk pyet fare për Selinën apo dikë tjetër që është përfshirë në situata me të. Që kur jam futur kishte disa përgjigje dhe pyetje tendencioze, pra donte te tregonte që është disi më lart se unë. Gjithmonë është munduar të gjuaj disa fjalë drejt meje.Që në fillim i kam thënë që marrëdhënia e tij me Selinin më ka bërë të mos e pëlqej lojën e tij në shtëpi. Nuk mendoj që raporti që ka me Mateon ndikon në raportin tënd me Mirin, normal që pasi jam afruar me Mateon. Nuk mendoj që është lojtarë i fortë, por loja që ka bërë që në fillim. Miri: Që në takimin e parë me Brikenën, të gjitha ato që tha Brikena ka qenë ajo që i ka bërë. Kishte një sjellje shumë egoiste. Kishte hyrë me këmbë të forta dhe dukej që nuk donte një miqësi me mua. Që në takimin e parë e kuptova që qasja me Brikenën nuk do ishte e lehtë. Pastaj kur erdhi historia e krevatit, e kuptova që edhe ajo do të futet në situatat e mija për të më goditur etj. dhe e vërtetova që s’do kem raport të mirë me Brikenën. Arbër Hajdari: Mendoj që Miri e mbante marrëdhënien me Brikenën si as nën mëngë nëse i dështonte ajo me Selinin. Gjithmonë e ka lënë një mundësi për ta katapultuar marrëdhënien e tij me Brikenën. Pa ta vësh re, sa herë që këta të dy kanë debatuar e kanë lënë në gjysmë duke lënë një derë hapur për tu rikthyer. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com