Reali ka dy alternativa për ta zëvendësuar Courtois

Bordi i Real Madridit ka nisur lëvizjet për të siguruar pasardhësin e Thibaut Courtois. Edhe pse portieri belg vazhdon të performojë në nivel të lartë, drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se në vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të kenë gati një zëvendësues të denjë. Në të kaluarën, madrilenët kanë shqyrtuar opsione si Joan Garcia aktualisht portier Barcelonës dhe Giorgi Mamardashvili i Liverpoolit, por asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të priste deri në largimin e Courtois për të marrë rolin titullar. Sipas gazetarit Jorge Picon, dy emrat që aktualisht kryesojnë listën janë Bart Verbruggen (23 vjeç) i Brighton dhe Gregor Kobel (28 vjeç) i Borussia Dortmund. Të dy kanë kontrata deri në qershor 2028, çka i bën alternativa afatmesme ideale, duke pasur parasysh se kontrata e Courtois skadon në vitin 2027, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. View this post on Instagram A post shared by Madrid Zone (@themadridzone_) Një tjetër opsion për “Los Blancos” është talenti i akademisë, Fran Gonzalez (20 vjeç). Megjithatë, klubi është ende i pavendosur nëse do ta mbajë për ta zhvilluar brenda shtëpisë apo do ta huazojë për të fituar përvojë. Interes për të kanë shfaqur Real Sociedad, RCD Espanyol dhe Valencia. Në çdo rast, Real Madridi duket se po mendon me kohë për epokën pas Courtois, duke kërkuar një gardian të ri që do të mbrojë portën e “Santiago Bernabeut” për vitet në vijim. /Telegrafi/