Këngëtarja Gjyste Vulaj tashmë ka shprehur mbështetjen e saj për banoren e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmanin. Ajo ka komentuar një situatë të saj të ndodhur në Prime, ku si surprizë për Mateo Borrin ishte nëna e tij. Artistja shqiptare e ka vlerësuar sjelljen e modeles, duke ia dedikuar disa fjalë të bukura. "Tradicionale në zemër, moderne në profesion. Kështu është femra që i bashkon të dy botët", u shpreh ajo. Tutje tha: "Në skenë shkëlqen si Miss, elegancë, vetëbesim dhe profesionalizëm. Jashtë saj, ruan thjeshtësinë, respektin dhe traditat e familjes së saj". Mes tjerash theksoi: "Ajo tregon se mund të jesh moderne dhe e suksesshme, pa harruar kurrë rrënjët e tua. Bukuria e saj nuk është vetëm në pamje, por edhe në vlerat që mbart". Brikena tani ka shprehur interes për Mateon, për ta njohur më mirë. /Telegrafi/