Kush ia shkroi Trumpit fjalimin historik për ‘Gjendjen e Kombit’?

Fjalimi i fundit i Donald Trump për “Gjendjen e Kombit:, që ai vetë e paralajmëroi si të gjatë, është vepër e dy personave që prej më shumë se një dekade ndihmojnë në formësimin e mesazheve të tij politike. Fjalimi i Trumpit të martën zgjati rreth 1 orë e 48 minuta, duke e bërë atë fjalimin më të gjatë para Kongresit në të paktën 60 vitet e fundit. Fjalimi i Trumpit do të mbahet mend në historinë e SHBA-së për një arsye - nata kur u thye rekordi i Clintonit Ross Worthington dhe Vince Haley janë dy autorët kryesorë të këtij fjalimi. Worthington udhëheq ekipin e Trumpit për shkrimin e fjalimeve dhe është arkitekti kryesor i tekstit, ndërsa Haley, si drejtor i Këshillit për Politikën e Brendshme, ka pasur rol kyç në këshillimin rreth linjave politike që presidenti amerikan synon t’i prezantojë. Edhe pse Trump shpesh devijon nga tekstet e përgatitura, ai ka lavdëruar bashkëpunimin me këtë çift, duke e quajtur Haleyn “të shkëlqyer në politikë”. Ai ka thënë se fjalimet që ata shkruajnë janë të jashtëzakonshme dhe se do të dëshironte t’i përdorte më shpesh, raporton politico . Worthington dhe Haley kanë qenë të përfshirë edhe në fushatën e fundit të Trumpit, ku kanë përgatitur draftet e fjalimeve si dhe skenarët për videot që Trump ka publikuar online. Sipas një burimi tjetër, Haley kalonte shumë kohë me Trumpin edhe në aeroplanin presidencial gjatë përgatitjes së fjalimeve. Bashkëpunimi mes Worthingtonit dhe Haleys daton që nga administrata e parë e Trumpit, kohë kur të dy punonin nën këshilltarin e atëhershëm Stephen Miller dhe drejtonin departamentin për shkrimin e fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë. Para se të punonin me Trumpin, të dy kanë qenë pjesë e rrethit politik të ish‑Kryetarit të Dhomës përfaqësuese, Newt Gingrich. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be