Ndeshja e kthimit mes Samsunsporit dhe Shkëndijës nga Tetova pritet me emocione të mëdha, aty ku skuadra tetovare do të luajë një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj. Shkëndija ka arritur të shkruajë histori, duke u bërë ekipi i parë nga Maqedonia e Veriut që ka depërtuar deri në këtë fazë të garave evropiane, konkretisht në “play-off”-in e UEFA Ligën e Konferencës, njofton Telegrafi. Edhe pse skuadra turke fitoi me një gol epërsi në Shkup, asgjë nuk është e mbyllur. Besimi dhe motivi janë të mëdha në kampin kuqezi, sepse futbolli shpesh ka treguar se di të dhurojë mrekulli, sidomos kur përballë është një skuadër që luan për histori. Pwr ndeshjen kthimit wshtw prononcuar trajneri Jeton Beqiri, i cili ka vazhduar ta cilwsojw skuadrwn turke favorite, por duke shtuar se do tw provojw tw shfrytwzojnw tw gjitha mundwsitw nw fushw. “Edhe para ndeshjes së parë e kam thënë dhe përsëri do ta përsëris, kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë serioz dhe shumë të fortë. Samsunspori për mua ishte favorit edhe në ndeshjen e parë dhe mbetet favorit edhe tani për kalimin e turit, por ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të kemi një paraqitje sa më pozitive këtu. Besoj që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, duke shpresuar që edhe Samsuni të mos jetë në ditën më të mirë dhe pse jo të shpresojmë në një rezultat pozitiv që do të na jepte mundësinë të paktën të shkojmë në vazhdime, ka thwnw Beqiri duke shtuar. “Në ndeshjen e parë kishim vështirësi në analizën e kundërshtarit, pasi ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri dhe kjo na e vështirësoi shumë punën. Tani kemi më shumë informacione për mënyrën e lojës së tyre dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet, duke qenë shumë të disiplinuar në aspektin defensiv.” Shkëndija udhëton drejt Turqisë me një mision të qartë: të mbrojë krenarinë e Tetovës dhe të gjithë futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke synuar një tjetër faqe të artë në historinë e klubit. Ndeshja mes Samsunsporit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjten nga ora 18:45, një përballje që mund të përcaktojë një kapitull të ri historik për skuadrën tetovare dhe për futbollin e Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/