Edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 48-të, Juventus po dhuron një paraqitje heroike ndaj Galatasaray , duke udhëhequr 3-0 dhe duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 5-5. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Juventusit, me golin e Manuel Locaktellit nga penalltia. Njeriu që ndryshoi rrjedhën e takimit ishte Edon Zhegrova. I futur në lojë vetëm pak minuta para golit të dytë, ai pati një impakt të menjëhershëm dhe vendimtar. Te goli i dytë, aksioni nisi pikërisht nga Zhegrova, i cili krijoi epërsi në krah dhe pasoi e Pierre Kalulu i cili menaxhoi topin mirë brenda zonës, duke çuar te Federico Gattit që shënoi në minutën e 70-të për 2 -0. Ndërsa në golin e tretë, ishte sërish Zhegrova ai që ndezi aksionin. Ai harkoi nga një goditje dënimi te Teun Koopmeiners që asistoi brenda zonës, ndërsa Weston McKennie realizoi në minutën e 82-të për 3-0, duke çuar stadiumin në delir. GOOOL! Weston McKennie makes it Agg: 5-5 !! Juventus 3-0 Galatasaray #JUVGAL pic.twitter.com/F1IRQVnWfW — Football Pundit (@footballpunditX) February 25, 2026 Me një lojtar më pak, pas largimit të Loyd Kelly dhe me presionin e rezultatit të përgjithshëm mbi supe, Juventusi ka reaguar në mënyrë spektakolare – dhe merita e madhe për kthesën mban firmën e Zhegrovës, që me energjinë dhe kreativitetin e tij ndryshoi plotësisht fytyrën e ndeshjes. Tani vazhdimet, ku Juventusi do të kërkojë kualfikimin që mund të vije nga këmbët e Edon Zhegrovës. /Telegrafi/