Rikthimet e papritura vazhdojnë të trazojnë dinamikat në Big Brother VIP Kosova 4. Kësaj radhe, ishte ish-banorja Benita Zena ajo që u rikthye për pak kohë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke surprizuar banorët. Gjatë qëndrimit të shkurtër, momenti më i komentuar ishte takimi i saj me Klodian Daci. Mes emocioneve dhe buzëqeshjeve, Benita iu drejtua atij me fjalët: “Ti e din që t’du o idiot, t’du si njeri”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Deklarata e saj, e thënë me tone të ngrohta dhe me nota batute, u interpretua si një shprehje e sinqertë e ndjenjave dhe respektit që ajo ka për Klodin. Momenti krijoi një atmosferë emocionale në shtëpi dhe u ndoq me vëmendje edhe nga banorët e tjerë. Edhe pse rikthimi i saj ishte i shkurtër, prania e Benitës solli sërish në fokus raportin e saj me Klodin, një marrëdhënie që ka qenë ndër më të komentuarat e këtij edicioni. /Telegrafi/