Arrestohen dy të mitur në Gjylekar të Vitisë, gjatë kontrollit në shtëpi  iu gjenden pistoletë, shufër metalike e maskë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të mitur për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gjylekar të Vitisë, më 19 shkurt në ora 14:00. “Më datë 24.02.2026 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar mashkull kosovar-të mitur. Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarave janë gjetur dhe konfiskuar 1-pistoletë me karikator, 2-fishekë cal-9 mm, 1-shufër metalike dhe një maskë ngjyrë të zezë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/