Familjet këshillohen të ndjekin rregullin 30-minutësh gjatë larjes së rrobave në muajt e ftohtë për të shmangur lagështinë dhe mykun. Moti i ftohtë dhe i lagësht nuk është ideal për tharjen e rrobave. Kur ato nuk thahen mirë ose lihen të lagështa për shumë kohë, mund të marrin erë të pakëndshme, edhe pse janë larë. Sipas ekspertëve, rrobat duhet të hiqen nga lavatriçja brenda 30 minutave pasi përfundon cikli i larjes. Nëse qëndrojnë gjatë në kazan të lagështa, bakteret shumohen dhe shkaktojnë erë myku. Ekspertët këshillojnë: Nxirrini rrobat menjëherë pas larjes; Mos i lini të lagështa në makinë; Sigurohuni që të jenë plotësisht të thata para se t’i palosni ose t’i vendosni në dollap. Një zgjidhje e thjeshtë për erërat është soda e bukës. Ajo neutralizon erërat dhe nuk i maskon ato si disa produkte me aromë. Mund ta përdorni në dy mënyra: Shtoni pak sodë buke në lavatriçe bashkë me detergjentin. Për erë më të fortë, lini rrobat në ujë të nxehtë me sodë buke për 30 minuta para larjes. Mund të përdorni edhe uthull të bardhë si ndihmë shtesë.