Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vend të martën (3 mars). Rutte do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi. Rutte do të marrë pjesë gjithashtu në një stërvitje demonstruese të Ushtrisë. Kjo është vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si Kryeministër i atëhershëm i Holandës. Në vitin 2023, Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoni.