Një tjetër situatë e rëndë është konstatuar përgjatë linjës ekzistuese hekurudhore Elbasan–Librazhd, ku një urë hekurudhore rezulton të jetë shembur thuajse totalisht. Ngjarja është evidentuar dhjetëra metra në krah të aksit kombëtar Elbasan–Librazhd, në afërsi të urës së re automobilistike në hyrje të kthesave të Murrashit. Zona ndodhet rreth 12 kilometra larg segmentit të dëmtuar […]