Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero

Deputetja e BDI-së, Diana Toska sot në Kuvend tha se gjuha shqipe asnjëherë nuk do të kthehet në pikën zero. Toska kërkoi nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov që të mos injoroi mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. "Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero, harrojeni këtë, sepse gjuha është pjesë e identitetit tonë, e kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti", tha Toska. Deputetja tha se shqetësuese është edhe heshtja e partnerit qeveritar VLEN ndaj këtyre shkeljeve kushtetuese. "Nëpër deklarata thonin se rrini rehat se ne e mbrojmë gjuhën shqipe, por ku janë strukthur këta tani", tha deputetja. Toska pyeti ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov se pse nuk lejon mbajtjen provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe edhe pse është nënshkruar peticion nga 385 studentë të fakultetit juridik. /Telegrafi/