Qeveria dërgon në Kuvend emrat e rinj të zv. ministrit të Arsimit dhe Mbrojtjes

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar deri tek Kuvendi emrat për të plotësuar vendet e zbarzura të zv/ministrit të Arsimit dhe Mbrojtjes. Për zv/ministër të Arsimit është propozuar Driton Sulejmanin, i cili ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të koalicionit VLEN, ndërsa më herët ka qenë edhe këshilltarë në komunën e Kumanovës, nga radhët e partisë Alternativa. Ndërsa për zv/ministër të Mbrojtjes është propozuar Admir Shabani, i cili më herët ka qenë zëdhënës i KSHZ-së. Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare.