Formacionet Samsunspor - Shkëndija: Rikthehet Latifi në sulm

Shkëndija sonte përballet me turqit e Samsunspor në kuadër të Play-Off-it të Ligës së Konferencës. Ndeshja luhet në stadiumin “Samsun Yeni 19 Mayıs Stadiumme” me fillim në ora 18:45, njofton Telegrafi. Edhe pse me negativë nga ndeshja e një jave më parë e luajtur në Shkup, Shkëndija e Tetovës sonte do të provojë që të bëjë edhe një herë të pamundurën të mundur. Trajneri Jeton Beqiri ka thënë se ekipi i tij nuk ka çka të humbë, andaj kur do t’u jepet rasti do të sulmojnë, por duke mos harruar dhe mbrojtjen. Takimin do ta drejtojë ekipi i gjyqtarëve nga Italia. Kryesor do të jetë Simone Sozza, asistentë Davide Imperiale dhe Alessio Berti, ndërsa gjyqtar i katërt Kevin Bonacina. Në VAR do të jetë Valerio Marini. Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Meliqi, Trumci, Fetai, dhe Webster. Në mesfushë luajnë, Zejnullai dhe Islami. Sulmi nuk ka pësuar ndryshime dhe përbëhet nga Ndzengue Moubeti, i cili do të ndihmohet nga shokët e krahut, Liridon Latifi dhe Sebastjan Spahiu dhe Fabricie Tamba. Në anën tjetër, te Samsusnpori trajneri Thorsten Fink në sulm ka zgjedhur të luajë me dyshen Ndiaye dhe Mouandilmad KF Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Webster, Zejnullai, Islami, Ndzengue, Spahiu, Latifi dhe Tamba. Samsunspor: Kocuk, Zeki Yavru, Shatka, Van Drongelen, Tomasson, Holse, Makoumbou,Ntcham, Assomou, Ndiaye dhe Mouandilmadj. /Telegrafi/