Filkov: Koha e nacional-romantizmit ka mbaruar, sot do të punojmë sipas Kushtetutës

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Diana Toska nga BDI në lidhje me peticionin e studentëve të drejtësisë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tha se Kushtetuta dhe ligjet duhet të vlejnë për të gjithë. Ai shtoi se aktualisht nuk ka mundësi për të dhënë provimin në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, duke theksuar se provimi i jurisprudencës është një provim profesional, jo një procedurë administrative. Filkov u tha deputetëve të BDI-së se ata janë shumë të vetëdijshëm për këtë. Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero "Në fakt, Komisioni i Venecias ka dhënë gjithashtu një mendim negativ për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, dhe aktualisht 13 nisma janë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e tij. Lidhur me përdorimin e gjuhës dhe atë që ju si qeveri keni bërë në 20 vitet e fundit, ju i detyroheni përgjigje të gjithë publikut. Shpresoj që këto përgjigje do të jepen nga ju, dhe jo nga dikush tjetër në procedurën vijuese", theksoi Filkov. Ministri i Drejtësisë tregoi një certifikatë dygjuhëshe të nënshkruar prej tij nga foltorja parlamentare dhe theksoi se e bën këtë për këdo që e kërkon. "Më duhej pak kohë për të kuptuar se çfarë e shkaktoi këtë histeri që u prodhua nga parti të caktuara politike në të kaluarën, por pas atij episodi "Artan Grubi po kthehet në shtëpi", gjërat janë shumë më të qarta. Nëse dikush është nacionalist apo jo, flet kjo çertifikatë që është dygjuhëshe dhe e nënshkruar nga unë, këtu majtas poshtë. Të gjithë ata që e kërkuan nga Ministria e Drejtësisë u lejuan, dhe do të mbetet kështu në të ardhmen. Por ajo që duhet të përgjigjeni sot është se çfarë kanë bërë tetë ministrat tuaj në 20 vitet e fundit. Ose përsëri, do të presim që përgjigja të vijë nga pala tjetër, në një procedurë, dhe kjo është arsyeja e gjithë kësaj nervozizmi dhe histerie. Koha e nacional-romantizmit ka mbaruar, sot do të punojmë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Dhe një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme: Me kallëzimet penale, nuk po trembni askënd fare", tha Filkov./Telegrafi/