Një punonjës pastrimi në Huber Heights, Ohio, u trondit kur gjeti një burrë të fshehur brenda një kosh plehrash të hënën, më 23 shkurt. Videoja nga kamera e makinës së policisë tregon punonjësin që hap kapakun e koshit dhe menjëherë lajmëron autoritetet. Kur oficerët u afruan, burri doli nga koshi dhe u përpoq të arratisej, duke lënë pas madje edhe këpucët e tij. Policia tha se personi kishte ikur më parë nga një kontroll trafiku dhe ishte duke u kërkuar aktivisht. Falë reagimit të shpejtë të policisë, i dyshuari u arrestua pa asnjë lëndim. /Telegrafi/