Për herë të parë që nga Depresioni i Madh, më shumë njerëz u larguan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa u shpërngulën drejt saj. Sipas Institutit Brookings, SHBA-ja regjistroi një humbje neto migracioni prej rreth 150 mijë personash në vitin 2025. Rreth 2.6–2.7 milionë njerëz u zhvendosën në SHBA (nga 6 milionë në vitin 2023), ndërsa të paktën 180 mijë amerikanë u shpërngulën në 15 vende kyçe. Destinacionet më të njohura përfshijnë Portugalinë, Irlandën, Gjermaninë, Spanjën dhe Shqipërinë, shkruan wallstreetjournal . Aplikimet për heqje dorë nga shtetësia amerikane u rritën me 48 për qind në vitin 2024. Analistët e lidhin këtë trend me punën në distancë, rritjen e kostos së jetesës dhe shqetësimet për cilësinë e jetës. /Telegrafi/