Gjatë darkës së finalistëve, Londrim Mekaj, ka shprehur indinjatën e tij ndaj Elijona Binakajt, pasi kjo e fundit e ka quajtur ‘false’ atë. Ai tha se këtë gjë nuk e ka pritur asnjëherë nga ajo. “Unë nuk kisha mundur t’i hedh të mirat. Dyshimet ndaj teje kanë lindur veç për faktin që jemi në një lojë, ndërsa sjelljet e tua pas shkuarjes në finale kanë qenë të çuditshme”, u shpreh ai. Foto: YouTube Kjo vjen në fund të këtij edicioni, pasi nesër (e premte) është nata finale. Duket se miqësia mes tyre ka marrë fund, e kjo me përzgjedhjen si finalistë të këtij edicioni. Krahas tyre, në finalë janë edhe: Ludo Lee, Hygerta Sako e Klodian Mihaj. Mbetet për t’u parë se kush nga ta do të rrëmbej çmimin e madh prej 200 mijë eurosh që ka qenë në fillim, i cili ka rënë për shkak të thyerjes së rregullave. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)