Të premten, më 27 shkurt, në orën 14:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i raundit të 16-të të Ligës së Evropës. Në garë kanë mbetur 16 skuadra që do të luftojnë për trofeun e madh, ndërsa shorti do të përcaktojë jo vetëm çiftet e 1/8-ës, por edhe rrugën drejt çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve. Tetë ekipet që u kualifikuan direkt nga faza e ligës do të përballen me tetë skuadrat që kaluan fazën “play-off”. Në fund të shortit, secili klub do ta dijë potencialisht gjithë itinerarin deri në finalen e 20 majit, e cila do të zhvillohet në Stamboll. Ekipet e kualifikuara direkt në 1/8 Tetë skuadrat që siguruan kalimin direkt janë Lyon Aston Villa Midtjylland Real Betis Porto Braga Freiburg AS Roma Këto skuadra shmangën fazën “play-off” falë renditjes në tetëshen e parë. Skuadrat që kaluan nga play-offi Pas ndeshjeve eliminatore, në 1/8 u kualifikuan Lille Celta Vigo Nottingham Forest Genk Panathinaikos Stuttgart Ferencváros Bologna Mes tyre nuk mungojnë përballje të mundshme shumë të forta, që në çdo edicion mund të konsideroheshin si finale të parakohshme. Kur luhen ndeshjet? Ndeshjet e para të raundit të 16-të do të zhvillohen më 12 mars, ndërsa ato të kthimit më 19 mars 2026. Çerekfinalet janë planifikuar për 9 dhe 16 prill, gjysmëfinalet për 30 prill dhe 7 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 20 maj në stadiumin Tüpraş Stadium në Stamboll. Ku transmetohet shorti dhe ndeshjet? Shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të UEFA E gjithë vëmendja e futbollit evropian do të jetë e fokusuar në Nyon, aty ku do të mësohet rruga drejt finales së madhe të majit./ Telegrafi/