Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë pranë shtëpisë së tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në fshatin “Krstaci i Epërm”, në Dragash. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. “Fsh. Krstaci i Epërm, Dragash 26.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në rrugë pranë shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/