Një burrë u arrestua në New York për sulm ndaj policëve me topa bore. Ngjarja ndodhi këtë javë, kur forcat e rendit u përgjigjën një thirrjeje për ndihmë në një park. Komisionerja e Policisë së New York-ut, Jessica Tisch, e përshkroi sjelljen e sulmuesve si “turpëruese” dhe “kriminale”. Sipas agjencisë Associated Press, disa oficerë u shtruan në spital, por detajet rreth lëndimeve të tyre nuk janë bërë publike. /Telegrafi/