Sokol Havolli emërohet drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë

Sokol Havolli ka bërë të ditur se është emëruar drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë. Havolli këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook. Lexoni të plotë postimin: Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Përparim Rama. Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete. Me përkushtim të plotë, do të punoj që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi. /Telegrafi/