Maddox, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, heq dorë nga mbiemri i babait, pas shembullit të motrës Shiloh

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, 24 vjeç, ka vendosur të heqë mbiemrin e babait të tij, tetë muaj pasi motra e tij, Shiloh, bëri të njëjtën gjë. Zbulimi u bë nga People , e cila raportoi se në titrat e fundit të filmit të ri të nënës së tij, Couture , 24-vjeçari figuron si Maddox Jolie dhe jo si Maddox Jolie-Pitt. Maddox shërbeu si asistent regjisor në dramën, e cila debutoi në kinematë franceze këtë javë. Sipas burimeve, edhe gjatë premierës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në shtator 2025, ai ishte listuar si Maddox Jolie, shkruan DailyMail. Ky është një tjetër ndryshim në emrat e fëmijëve të çiftit të njohur: Shiloh, e cila mbushi 18 vjeç vitin e kaluar, ndryshoi ligjërisht emrin e saj në Shiloh Jolie. Avokati i saj, Peter Levine, tha për People se vendimi ishte i pavarur dhe i rëndësishëm pas ngjarjeve të dhimbshme dhe se ndryshimi u publikua sipas kërkesave ligjore të Kalifornisë. Më parë, edhe vajzat e tjera kanë hequr mbiemrin e Pitt: Zahara, 21 vjeçe, dhe Vivienne, 12 vjeçe, ishin paraqitur publikisht pa mbiemrin e babait në evente dhe publikime. Një burim i People tha se marrëdhënia e Pitt me fëmijët e tij më të mëdhenj mbetet e tendosur, ndërsa angazhimi i tij me fëmijët më të vegjël ka qenë më i kufizuar për shkak të orarit të xhirimeve. Angelina Jolie dhe Brad Pitt përfunduan divorcin në dhjetor 2024, duke mbyllur një betejë ligjore tetëvjeçare që përfshinte edhe pronën e tyre franceze dhe aksionet e Jolie-s të shitur më parë miliarderit rus Yuri Shefler. Deri tani, asnjëri nga prindërit nuk ka komentuar publikisht vendimin e Maddox për të hequr mbiemrin e Pitt. /Telegrafi/