Departamenti amerikan i Shtetit ka ndarë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e udhëheqësve të kartelit të njohur me emrin Sinaloa, Rene Arzate García, i cili njihet me nofkën “La Rana” (Bretkosa), dhe vëllait të tij, Alfonso Arzate García. Sipas njoftimit të departamentit, të dy vëllezërit kanë udhëhequr një fraksion të kartelit të Sinaloas për më shumë se 15 vjet dhe kanë qenë përgjegjës për operacionet e trafikut të drogës drejt Shteteve të Bashkuara. "El Mencho vdiq" - karteli 20 miliardësh pa shef, djali apo gruaja e tij në krye? Këto operacione përfshijnë, veçanërisht, dërgesat e drogës së fortë fentanyl, e cila ka shkaktuar një krizë serioze shëndetësore në shumë komunitete amerikane. Shpërblimi i shpallur nga qeveria amerikane synon të nxisë qytetarët dhe informatorët të ofrojnë të dhëna të vlefshme që mund të ndihmojnë autoritetet në arrestimin e këtyre individëve, të cilët konsiderohen si pjesë e strukturës udhëheqëse të një prej kartelëve më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm të drogës në botë. Autoritetet e SHBA-së theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndalur trafikun e drogës dhe për të parandaluar pasojat e tij shkatërruese mbi shoqërinë. Ndryshe, SHBA-ja në bashkëpunim me forcat e armatosura meksikane gjatë javës së kaluar ka vrarë udhëheqësin e kartelit tjetër të drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur më mirë si El Mencho. /Telegrafi/