Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024. ASK njofton se gjithsej numri i fluturimeve të realizuara ishte 14.516, ose 11,7 % më shumë sesa në periudhën e kaluar (viti 2024), ndërsa numri i udhëtareve gjithsej ishte 4.595.524, ose 12,7 % më shumë sesa në periudhën e kaluar. Transporti Hekurudhor Në vitin 2025, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 87 mijë, ose 29 % më shumë sesa në periudhën e kaluar (viti 2024). Mallra të transportuara përmes hekurudhës nuk kishte në vitin 2025. Transporti Rrugor Në vitin 2025 në Kosovë janë të regjistruara 546 551 mjete motorike dhe jo motorike, ku në raport me vitin 2024 ka një rritje për 5,34 %.