Si të mos ju dalë këmisha nga pantallonat: 5 mënyra shumë praktike

Futeni këmishën në pantallona të hapura dhe pjesën e tepërt të stofit rreth belit kapeni me gishta dhe paloseni drejt shpinës. Kur ta keni palosur sipas dëshirës, mbyllni pantallonat Këto këshilla vlejnë më shumë për meshkujt sesa për gratë, dhe për ata që duhet të veshin këmisha çdo ditë është shumë e rëndësishme që ato të mos dalin nga pantallonat. Tek gratë rregullat zakonisht nuk janë aq strikte, por edhe ato mund të përfitojnë nga ndonjë truk ose t’u ndihmojnë anëtarëve meshkuj të familjes. Me këto 5 këshilla do ta parandaloni daljen e këmishës nga pantallonat, transmeton Telegrafi. 1. Këmisha duhet të jetë të paktën 7–8 cm më e gjatë se beli i pantallonave. 2. Futeni këmishën në pantallona të hapura dhe pjesën e tepërt të stofit rreth belit kapeni me gishta dhe paloseni drejt shpinës. Kur ta keni rregulluar sipas dëshirës, mbyllni pantallonat. 3. Kjo është një metodë tjetër, veçanërisht për ata që mbajnë bluzë të brendshme. Nëse e përdorni, futeni fillimisht atë në të brendshmet, pastaj këmishën në pantallona. Kështu do të parandaloni që bluza e brendshme të dalë dhe të tërheqë edhe këmishën. Edhe bluza e brendshme duhet të jetë mjaftueshëm e gjatë. 4. Ekziston edhe një mënyrë që garanton se këmisha nuk do të dalë nga pantallonat: mbajtëset speciale (jo ato klasike). Ushtarët dhe policët i përdorin shpesh, sepse këmishat e tyre duhet të duken gjithmonë perfekte. Ato lidhen me këmishën dhe në anën tjetër me çorapet, nuk shihen nën pantallona dhe mbajnë gjithashtu çorapet në vend. 5. Kur mbyllni pantallonat, sigurohuni që kopsat dhe zinxhiri të jenë në të njëjtën vijë. Si duket kjo në praktikë, mund ta shihni në video: - YouTube /Telegrafi/