Në një qytet që po zgjerohet me ritëm të shpejtë, një nga pyetjet kryesore për blerësit e banesave mbetet e njëjtë: sa kohë do të kaloj çdo ditë në trafik dhe sa e lehtë është dalja drejt rrugëve kryesore? Në Fushë Kosovë , projektet Linda po pozicionohen si zgjidhje për ata që kërkojnë qasje të shpejtë drejt Prishtinës dhe dalje direkte në autostradë, duke shmangur ngarkesën e panevojshme urbane. Për familjet që punojnë në drejtime të ndryshme - qoftë në Prishtinë, drejt zonës industriale apo në afërsi të aeroportit - lidhja e shpejtë me autostradën përkthehet në më pak kohë në kolonë dhe më shumë kohë për veten dhe familjen. Lokacioni në Fushë Kosovë e bën lëvizjen më të parashikueshme - për të dërguar fëmijët në shkollë, për të arritur në punë në kohë apo për të planifikuar një fundjavë jashtë qytetit. Një tjetër element i rëndësishëm është orientimi i banesave. Në projektin Linda, një pjesë e njësive janë të orientuara nga verilindja , duke përfituar dritë natyrale gjatë paradites, ndërsa të tjera nga perëndimi , që ofron ndriçim të ngrohtë pasditeve dhe në mbrëmje. Ky kombinim i orientimeve mundëson zgjedhje sipas preferencës - më shumë diell në mëngjes apo ndriçim të plotë në pjesën e dytë të ditës. Fushë Kosova po përjeton rritje të interesimit për investim dhe blerje, falë kombinimit të ndërtimit modern, hapësirave më të planifikuara dhe qasjes së shpejtë drejt kryeqytetit. Zgjedhja e banimit sot nuk lidhet vetëm me metra katrorë, por me orientimin e duhur, dritën natyrale dhe menaxhimin më të mirë të kohës çdo ditë. Për më shumë informacione kontaktoni: Facebook: Al Trade Center Nr.tel: 00800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777 / E-mail: info@altradecenter.com