Përleshjet midis forcave qeveritare talebane të Afganistanit dhe Pakistani filluan të enjten në mbrëmje, dhe tensionet mbeten të larta në zonat kufitare të të dy vendeve. Tensionet u rritën më tej kur qeveria talebane në Afganistan njoftoi të enjten në mbrëmje se do të shënjestronte postet pakistaneze në zonat kufitare si përgjigje ndaj sulmeve të 21 shkurtit. Pakistani iu përgjigj këtyre sulmeve, që e quajti “të paprovokuara”, duke nisur kundërsulme ndaj Afganistanit, të cilat, sipas zyrtarëve, vazhdojnë ende. Pakistani bombardoi kryeqytetin afgan, raportohet për dhjetëra viktima Sipas ministrit të Informacionit të Pakistanit, Attaullah Tarar, Pakistani ka shënjestruar objektivat e mbrojtjes së talebanëve afganë në Kabul, Paktika dhe Kandahar, raporton bbc. Ai pretendon se 133 anëtarë të talebanëve afganë janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në sulmet pakistaneze deri më tani. Nga ana tjetër, Zabihullah Mujahid, zëdhënës i qeverisë talebane në Afganistan, konfirmoi sulmet pakistaneze në Kabul, por tha se nuk është shkaktuar asnjë dëm. Ministria e Mbrojtjes e talebanëve në Afganistan pohon gjithashtu se 55 ushtarë pakistanezë janë vrarë gjatë sulmeve të tyre, ndërsa disa janë marrë peng. Diferencë e madhe në forcën ushtarake midis Pakistanit dhe Afganistanit Sipas ministrisë, sulmet e tyre u ndaluan në orën 12 të mesnatës me urdhër të zëvendësemirit. Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, ka kërcënuar Afganistanin me “luftë të hapur”, duke deklaruar se durimi i tyre ka sosur. Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të respektojnë menjëherë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i rikthehen dialogut. Irani ka ofruar ndërmjetësim në bisedime, ndërsa ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Pakistanit kanë zhvilluar tashmë konsultime urgjente telefonike me synim uljen e tensioneve. /Telegrafi/