Gishti tregues dhe gishti i unazës mund të tregojnë më shumë për shëndetin mendor

Hulumtimi më i fundit pretendon se disa persona kanë gjasë më të madhe të zhvillojnë ndonjë çrregullim psikiatri Studiues në Kanada analizuan gjatësinë e gishtave të vullnetarëve me diagnozë klinike të problemeve psikiatrike, për të përcaktuar nëse psikopatia është “e rrënjosur biologjikisht”. Ekipi zbuloi se tek ata që e kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishtin e unazës ekziston gjasë më e madhe për të pasur një çrregullim psikiatrik të diagnostikuar. Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e muajit shkurt të revistës shkencore The Journal of Psychiatric Research . Ekipi e nisi kërkimin duke vënë në dukje se tashmë dihet që personat me gisht tregues më të shkurtër dhe gisht unaze më të gjatë lidhen më shpesh me tipare të ashtuquajtura të “triadës së errët” dhe me sjellje agresive. Për tiparet e “triadës së errët” thuhet se janë “qëndrime shoqërisht shumë të padëshirueshme, si makiavelizmi, narcizmi dhe psikopatia”, shkruan Yahoo, përcjell Telegrafi. Forma e gishtit tregues mund të zbulojë tiparet tuaja të fshehura, kontrolloni cilit tip i përkisni? Gjithashtu është konstatuar se personat që marrin rezultate të larta në shkallën e “triadës së errët” shpesh shfaqin qëndrueshmëri të theksuar mendore dhe rezultate të mira sportive, por edhe intolerancë ndaj pasigurisë, ankth të shpeshtë, mungesë empatie dhe prirje manipuluese. Në studim morën pjesë 80 vullnetarë, 44 me probleme psikiatrike dhe 36 persona të shëndetshëm pa diagnozë të çrregullimeve mendore. Analiza e duarve të tyre konfirmoi se, krahasuar me personat e shëndetshëm, ata me diagnozë klinike të një çrregullimi psikiatrik kanë më shumë gjasa të kenë gisht tregues më të shkurtër dhe gisht unaze më të gjatë. Nga ana tjetër, njëri prej autorëve të studimit, Serge Brand, thekson se personat me gisht tregues më të shkurtër nuk duhet të shqetësohen, pasi kjo karakteristikë shpesh gjendet edhe tek njerëz plotësisht të shëndetshëm. /Telegrafi/