A shihni çiftin apo grushtin? Zgjedhja juaj tregon si e përjetoni jetën

Në figurë mund të dalloni vetëm dy elemente, dhe ai që e vëreni i pari mund të tregojë diçka për personalitetin tua Në psikologji shpesh përdoren imazhe për të analizuar mënyrën se si njerëzit perceptojnë botën, ndërsa ajo që shihni e para mund të japë përgjigje për tiparet tuaja. Shikoni me kujdes këtë fotografi dhe zbuloni nëse jeni një person i qetë që nuk shqetësohet lehtë dhe nuk e përjeton stresin intensivisht, apo jeni shumë i organizuar, i rregullt dhe kërkoni që gjithçka të përfundojë në kohë, transmeton Telegrafi. Çifti i dashuruar Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se jeni të papërgjegjshëm, kjo është vetëm një përshtypje sipërfaqësore. Ju udhëhiqeni nga filozofia e jetës se gjithçka është çështje ekuilibri – aty ku duhet, tregoheni seriozë; aty ku nuk ka nevojë, i jepni vetes liri dhe kënaqeni. Jeni të hapur ndaj flirtit dhe përvojave romantike, por kur shfaqet personi i duhur, jeni të gatshëm të bëni gjithçka për të. Megjithëse ju pëlqen të keni rreth të gjerë njohjesh, e zgjidhni me kujdes kë do ta lini t’ju afrohet dhe të mbetet pranë jush. Njerëzit ose ju duan shumë, ose nuk ju duan fare. Jeni të prirë për aventura dhe udhëtime, por vendi më i bukur për ju mbetet shtëpia. Grushti Për ju në jetë gjithçka është bardh e zi. Nuk ekzistojnë justifikime si “ndoshta” apo “do ta shohim”. Ju pëlqen t’i përfundoni gjërat menjëherë, ndërsa punën e lini për nesër vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Shpesh dëgjoni se jeni të kufizuar apo të ngurtë, por kjo nuk ju shqetëson, sepse jetoni në një botë ku mjaftoni vetë për veten tuaj. /Telegrafi/