Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Zhelko Jagodiq dhe Mihajllo Mihajlloviq, të cilët dyshohen për tjetërsim prone dhe mashtrim lidhur me një pronë 2 milionëshe në Veternik. Prokuroria njoftoi se gjatë hetimeve disa mujore janë sekuestruar veturë, para, dokumente pronësore të dyshuara të falsifikuara dhe katër telefona celularë, të cilët do të […]