Skuadra e Everton nuk po ndalet dhe do të përpiqet edhe një herë për të transferuar yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, nga Juventus. Tentativat e mëparshme të klubit anglez për ta transferuar 26-vjeçarin nuk kanë pasur sukses, por drejtuesit janë të vendosur ta bëjnë një lëvizje këtë verë, raporton mediumi i njohur italian Calciomercato . Skuadra e udhëhequr nga trajneri David Moyes synon që kjo të jetë përpjekja e tretë për ta sjellë Zhegrovën në “Goodison Park”. Fillimisht, Evertoni tentoi verën e kaluar, por futbollisti vendosi të bashkohej me “Bianconerët". Përpjekjet u ripërsëritën edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pa rezultatin e dëshiruar. Edon Zhegrova ka pasur momente kontradiktore te Juventusi. Ai u kritikua për rastin e humbur në ndeshjen e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray, por gjithashtu mori vlerësime për paraqitjen e përgjithshme. Deri më tani, ai ka grumbulluar 427 minuta në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me fanellën bardhezi, pa shënuar gol apo bërë asistim. "Meriton rol qendror te Juventusi" - Tuttosport shkruan për Edon Zhegrovën Përtej klubit, Zhegrova mbetet një element i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës, ku ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola. Evertoni duket i vendosur të përpiqet sërish këtë verë, dhe mbetet për t’u parë nëse klubi anglez do të arrijë ta bindë Juventusin dhe vetë futbollistin për këtë transferim./ Telegrafi /