Florent Muslija konfirmon formën fantastike, shënon gol ndaj Bochumit

Fortuna Dusseldorfi po udhëheq me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Bochumit në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga 2. Vendasit e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 pas golit të realizuar nga zvicerani Cedric Itten. Në pjesën e dytë Dusseldorfi ia doli të realizojë edhe golin e dytë, ku kësaj radhe në skenë doli ylli kosovar Florent Muslija. Muslija i cili këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, realizoi për 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes. Për 27-vjeçarin ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të garave, teksa ka edhe po aq asistime./ Telegrafi /