Pite me spec të pjekur: Një pjatë që adhurohet nga të gjithë

Përgatitet lehtë, piqet shpejt dhe zhduket nga tryeza edhe më shpejt Përbërësit: ▪ 500 g kore për pite ▪ 500 g speca të pjekur ▪ 100 g ullinj ▪ 4 thelpinj hudhre ▪ vaj ulliri ▪ kripë dhe piper sipas shijes Përgatitja: Specat e pjekur qërojini dhe prijini, më pas prijini edhe ullinjtë dhe hudhrën. Të tre përbërësit përziejini dhe lërini për pak kohë të pushojnë (këshillë: mund t’i bashkoni përbërësit në mbrëmje dhe në mëngjes të përgatisni piten). Në të njëjtën masë shtoni kripë, vaj dhe piper. Lyejini koren me vaj, pastaj vendosni edhe një kore tjetër sipër saj. Vendosni masën e përgatitur dhe paloseni piten në trekëndësha ose rrotulla sipas dëshirës. Në një tepsi të lyer me vaj dhe të shtruar me letër për pjekje, radhitni piten. Piqeni në 200 gradë. Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.