Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë informojnë se nesër në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie, një regjim të veçantë trafiku dhe ndalim parkimi në disa rrugë me rastin e vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tetovë. Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardin “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi pranë tregut me bulevardin “Bllagoja Toska”, në bulevardin “Bllagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshal Tito” deri te ndërtimi i Komunës së Tetovës, në rrugën “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët, në rrugën “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore, në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc deri te Arabati Baba Teqe, në rrugën “VonVardarska” dhe në rrugën “172”. “Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet përkatëse”, njofton Komuna e Tetovës. SPB Tetovë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve të policisë, për të siguruar qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt të trafikut. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot me nderime shtetërore dhe ushtarake e priti presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është në një vizitë zyrtare disa-ditore në Maqedonia e Veriut.