Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari shkëlqejnë në finalen e Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 nuk po sjell vetëm emocione nga gara, por edhe momente të forta mode në tapetin e kuq të Klan Arenës. Opinionistet e këtij edicioni, këngëtarja Leonora Jakupi dhe aktorja Olta Gixhari, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante dhe të kuruar në detaje, duke shkëlqyer me krijime të stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti. Leonora Jakupi u shfaq me një fustan glamuroz, me prerje që theksonte linjat dhe detaje luksoze, duke ruajtur stilin e saj të sofistikuar që e ka karakterizuar gjatë gjithë sezonit si opinioniste. Ndërkohë, Olta Gixhari zgjodhi një paraqitje po aq të fuqishme dhe moderne, me një krijim që kombinonte elegancën me guximin, duke e bërë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes në rrjetet sociale. - YouTube www.youtube.com Dy opinionistet jo vetëm që kanë qenë protagoniste në debatet dhe analizat e tyre gjatë spektaklit, por sonte po dëshmojnë se finalja është edhe një skenë mode, ku çdo detaj merr vëmendje. Finalja vazhdon me emocione të forta, ndërsa publiku pret të mësojë emrin e fituesit të edicionit të katërt. /Telegrafi/