Fortuna Dusseldorfi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Bochumit në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga 2. Kjo ishte fitorja e parë e Dusseldorfit pas tri ndeshjeve radhazi pa rezultat pozitiv dhe kjo ndërperje e ecurisë negative erdhi falë paraqitjes spektakolare të Florent Muslijës. Ylli kosovar që u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 20-të u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga Sofascore duke u vlerësuar me notën 8.8, pas golit të realizuar dhe paraqitjes së tij të përgjithshme. Për 76 minuta të luajtura, ai pati një driblim të kompletuar, dy pasime kyçe, dy shanse të mëdha për gol të krijuara. 27-vjeçari gjithashtu pati katër topa të gjatë të kompletuar si dhe fitoi dy nga tri duelet në të cilat ai ishte i përfshirë. Muslija këtë edicion të garave numëron 23 paraqitje dhe ka arritur të realizojë katër gola dhe po aq asistime./ Telegrafi /