Benita sjell "Bugatti"-n në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4

Banorja e eliminuar në gjysmëfinale, Benita Zena , është ngjitur sonte në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4 në Klan Arena, duke surprizuar publikun me performancën e këngës së saj “Bugatti”. Kënga në fjalë ishte bërë një prej momenteve më të komentuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend. “Bugatti” u kthye në meme në rrjetet sociale, me fragmente që qarkulluan gjerësisht dhe u përdorën në forma humoristike nga fansat e spektaklit. Megjithatë, sonte në finale, Benita solli një version krejt tjetër të këngës. Ajo u shfaq me një performancë të kuruar, me prezencë skenike më të fortë dhe interpretim më të strukturuar, duke e kthyer momentin që dikur ishte trajtuar me humor në një paraqitje serioze përpara publikut të madh në Klan Arena. Rikthimi i saj në skenë u prit me duartrokitje, ndërsa rrjetet sociale reaguan menjëherë, këtë herë duke komentuar transformimin e saj dhe mënyrën si e përqafoi një moment që dikur ishte bërë viral për arsye krejt të tjera. Finalja e BBVK 4 po vazhdon me surpriza dhe rikthime të papritura, duke mbajtur të lartë ritmin e mbrëmjes përpara shpalljes së fituesit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com