Kjo specie e rrallë dhe e rrezikuar është e përfshirë në Listën e Kuqe Shqiptare, si edhe në disa konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e faunës së egër. Prej kohësh, prania e saj është vërejtur herë pas here në ujërat pranë Karaburunit, duke dhënë shpresë se nuk është thjesht kalimtare, por mund të jetë bërë banore e përhershme e zonës. Sot ajo është parë sërish në afërsi të gadishullit të Karaburunit nga peshkatarë të Radhimës, teksa ushqehej me një oktapod.